Musliu: Skandaloze se si Komuna e Prishtinës mbyll parkingjet private- pa ofru asnjë alternativë
Betim Musliu nga IKD ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të marrë nga Komuna e Prishtinës- për mbylljen e parkingjeve private. I njëjti tha se është skandaloze se si Komuna e Prishtinës pa ofruar asnjë alternativë ka vendosur që t’i mbyllë parkingjet private në qendër të kryeqytetit. Ai tha se i duhet mbi…

Lajme
Betim Musliu nga IKD ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të marrë nga Komuna e Prishtinës- për mbylljen e parkingjeve private.
I njëjti tha se është skandaloze se si Komuna e Prishtinës pa ofruar asnjë alternativë ka vendosur që t’i mbyllë parkingjet private në qendër të kryeqytetit.
Ai tha se i duhet mbi një orë që të sillet nëpër Prishtinë që të gjejë një vend për t’u parkuar.
“Skandaloze: Komuna e Prishtinës, pa ofru asnje alternative, vendos me i mbyll parkingjet private. Qe nje ore tu sjelle neper Prishtinë me gjet nje vend. Tmerr!”.
E gjithë kjo tollovi që është shkaktuar me mungesën e parkingjeve kur dihet se sa shumë qytetar duhet udhëtuar drejt qendrës së Prishtinës për punë e bën edhe më “llugë” gjithë kryeqytetit.
Ndryshe Përparim Rama krenohej para disa ditëve me çështjen e mbylljes së parkingjeve private, sikur të ishte arritje e lartë./Lajmi.net/