Musliu: Faton Peci po përballet me “karmën”, dikur edhe ai më quajti “përfaqësuese të krimit”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas njoftimit të Faton Pecit për kallëzim penal ndaj gazetarit Mehmetaj, duke e quajtur situatën “ironi të fatit” dhe “karma në veprim”. Ajo kujtoi se Peci e kishte quajtur më herët “përfaqësuese të krimit” gjatë një seance parlamentare, pasi ajo e kishte kritikuar për keqpërdorime. Musliu tha se…

Lajme

13/11/2025 08:43

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas njoftimit të Faton Pecit për kallëzim penal ndaj gazetarit Mehmetaj, duke e quajtur situatën “ironi të fatit” dhe “karma në veprim”.

Ajo kujtoi se Peci e kishte quajtur më herët “përfaqësuese të krimit” gjatë një seance parlamentare, pasi ajo e kishte kritikuar për keqpërdorime.

Musliu tha se për këtë rast ka dorëzuar padi në gjykatë dhe shtoi se koha do të tregojë “kush është përballë ligjit e kush fshihet pas tij”.

Postimi i plotë:

Faton Peci qenka hidhëruar me një gazetar që e ka quajtur “kriminel”.
Ironia e fatit, apo thjesht karma në veprim?
Ka harruar ai më quajti “përfaqësuese të krimit”, pikërisht në një moment kur e zura në flagrancë gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentar.
Atëherë, në vend që të kërkonte falje e të jepte llogari për shkeljet e kqrpërdorimet qe bënte, zgjodhi të më sulmonte publikisht, tipike për ata që mendojnë se pushteti i mbron nga përgjegjësia.
E për këtë, natyrisht, dorëzova padi në gjykatë e koha do të tregon se kush është vërtet përballë ligjit, e kush fshihet pas tij.