Murati: Pozita e kryekuvendarit i takon Lëvizjes Vetëvendosje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka folur sot para se të filloj seanca konstituive e Kuvendit. Ai ka thënë se pozita e kryekuvendarit e cila pritet të votohet sot, iu takon ekskluzivisht atyre si parti fituese. “Sot do të jemi në seancë siç e parasheh rregullorja e punës e kuvendit. Gjithsesi ajo që…

Lajme

21/04/2025 15:05

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka folur sot para se të filloj seanca konstituive e Kuvendit.

Ai ka thënë se pozita e kryekuvendarit e cila pritet të votohet sot, iu takon ekskluzivisht atyre si parti fituese.

“Sot do të jemi në seancë siç e parasheh rregullorja e punës e kuvendit. Gjithsesi ajo që duhet të kuptojnë edhe partitë opozitare që janë tash në kuvend është se sipas kushtetutës, sipas interpretimeve nga gjykata kushtetuese e drejta për të propozuar dhe për të pasur pozitën e kryekuvendarit i takon ekskluzivisht partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.