Munuera Montero do të jetë referi i ndeshjes Barcelona – Villarreal

Munuera Montero do ta referojë ndeshjen Barcelona – Villarreal në La liga.

Sport

21/05/2022 10:38

Kjo përballje do të jetë e fundit për të dyja skuadrat në kuadër të këtij edicioni në kampionatin spanjoll, transmeton lajmi.net.

Barcelona tashmë e ka siguruar objektivin e saj, pjesëmarrjen në Champions League, ndërsa “Nëndetësja e Verdhë” është jashtë zonës që të dërgon në garat evropiane.

Ndeshja do të luhet të dielën më fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/