Munishi paralajmëron Ballkanin: Do t’i japim leksone falas të dielën mbrëma

Ismet Munishi është i bindur në fitoren e ekipit të tij në ndeshjen e fundjavës ndaj Ballkanit. Derbi i xhiros së pestë i Superligës do të luhet të dielën në “Fadil Vokrri” në orën 20:00. Ndonëse rezultatin nuk e parashikon, timonieri i skuadrës kryeqytetase nuk ka dyshim në lidhje me fituesin e sfidës. “Të dielën…

Sport

31/08/2022 17:06

Ismet Munishi është i bindur në fitoren e ekipit të tij në ndeshjen e fundjavës ndaj Ballkanit.

Derbi i xhiros së pestë i Superligës do të luhet të dielën në “Fadil Vokrri” në orën 20:00.

Ndonëse rezultatin nuk e parashikon, timonieri i skuadrës kryeqytetase nuk ka dyshim në lidhje me fituesin e sfidës.

“Të dielën mbrëma do të jetë kënaqësi me qenë prishtinas dhe anëtar i FC Prishtinës. ‘Plisat’ do të japin leksione falas për ata që duan të mësojnë”, tha ai, shkruan Kosovapress.

Mbetet të shihet, pas ndeshjes, nëse do të dalë ky parashikim i Munishit. /Lajmi.net/