Munishi: Kalimi im te Ferizaj ishte si Mourinho të shkoj te Foggia
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka komentuar kalimin e tij te Ferizaj, para pak kohe, para se të largohej. Munishi u pyet se çfarë ndodhi me të sa drejtonte Ferizajn në Ligën e Parë. Trajneri Munishi tha se vet kalimi i tij te Ferizaj konsiderohej si Mourinho të shkonte te klubi italian, Foggia. “Kalimi…

Sport
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka komentuar kalimin e tij te Ferizaj, para pak kohe, para se të largohej.
Munishi u pyet se çfarë ndodhi me të sa drejtonte Ferizajn në Ligën e Parë.
Trajneri Munishi tha se vet kalimi i tij te Ferizaj konsiderohej si Mourinho të shkonte te klubi italian, Foggia.
“Kalimi im te Ferizaj ishte si Mourinho të shkoj te Foggia. Turp çka me ndodhi aty” – tha Munishi në T7.
Ai gjithashtu u ankua në referim sa drejtonte ai ekipin e Ligës së Parë.
Munishi momentalisht është i papunë në futbollin e Kosovës, por që në të kaluarën karrierë ka bërë në disa klube të mëdha të futbollit kosovar.