Munishi i thotë “Jo” Lirisë: Nuk jam unë i konkurseve, unë vlej sa katër trajnerë
Ismet Munishi përfundimisht nuk do të marrë drejtimin e skuadrës së Lirisë, anise në media u raportua se është afër marrëveshjes me prizrenasit. Trajneri kosovar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka theksuar se ai do të vazhdojë të jetë analist në T7 dhe se nuk do të merr drejtimin…

Sport
Ismet Munishi përfundimisht nuk do të marrë drejtimin e skuadrës së Lirisë, anise në media u raportua se është afër marrëveshjes me prizrenasit.
Trajneri kosovar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka theksuar se ai do të vazhdojë të jetë analist në T7 dhe se nuk do të merr drejtimin e Lirisë, shkruan lajmi.net.
Munishi ka shtuar se ai “vlen sa katër trajnerë” dhe se nuk është “trajner i konkurseve”.
“Njoftoj opinionin publik se unë Ismet Munishi vlej fiks sa katër trajnerë. Respekte për klubin e madh FC Liria dhe tifozët Arpagjikët. Por unë nuk jam trajner i konkurseve. Do të vazhdoj si analist në T7 Favorit edhe për një kohë shumë të mirë. Respekte” – ka shkruar Munishi në Facebook.
Ismet Munishi së fundmi ishte pjesë e Ferizajt në Ligën e Parë, por që u largua nga atje pas rezultateve jo të mira./Lajmi.net/