“Munguan tre deputetë, por nuk ka ndonjë konotacion të veçantë”, Anton Quni për mbledhjen e sotme të GP të LDK

Sot është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku është diskutuar për seancën konstituive të 9 shtatorit. Express raportoi se Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri nuk morën pjesë në këtë mbledhje. I ftuar në Pressing në T7, Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u pyet për mungesën e deputetëve në këtë…

Lajme

07/09/2026 21:25

Sot është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku është diskutuar për seancën konstituive të 9 shtatorit.

Express raportoi se Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri nuk morën pjesë në këtë mbledhje.

I ftuar në Pressing në T7, Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u pyet për mungesën e deputetëve në këtë mbledhje.

“Munguan tre deputetë, por nuk mendoj që ka ndonjë konotacion të veçantë përveç që ka qenë e pamundur me marrë pjesë”, tha Quni në Pressing.

“Tema ka qenë konkrete, prezenca jonë në seancë në lidhje me temën dhe asgjë jashtë temës”, shtoi ai.