Mungon vetëm zyrtarizimi – Alaba lojtari më i ri i Real Madrid

David Alaba pritet që të kompletojë transferimin e tij te Real Madrid shumë shpejt, njofton Fabrizio Romano.

Sport

26/05/2021 16:56

Gazetari italian është ekspert i çështjeve të transferimeve dhe së fundmi ai ka thënë se Alaba do të bashkohet me ‘Los Blancos’, përcjell lajmi.net.

Austriaku kishte deklaruar se do të largohet nga klubi ku kaloi 10 vite të karrierës së tij.

Alaba pritet që të marrë një rrogë të madhe te klubi i Real Madrid, kjo ishte edhe arsyeja pse ai zgjodhi këtë klub, gjë të cilën nuk mund ta përballonin klubet e tjera.

Romano pritet që të nënshkruajë kontratën e tij në qershor të këtij viti./Lajmi.net/