Mungesa e gjumit mund t’iu bëjë të shtoni peshë

Mjafton katër netë pa gjumë për të ndryshuar mënyrën se si trupi ruan yndyrën dhe rritë rrezikun e mbipeshës, sipas një studimi të ri.

Lifestyle

26/09/2019 08:11

Hulumtuesit thonë se pjesëmarrësve të cilëve iu dhanë vakt ushqimor me shumë kalori, u ndjenë më pak të kënaqur kur e konsumonin atë gjatë kohës sa ishin pa gjumë, njofton lajmi.net.

Tutje, ata gjetën se ngrënia e vakteve të pasura me minerale pas një mungese të gjumi mund të rritë nivelet e insulinës në trup dhe të bëjë pastrimin më të shpejtë të lipideve apo yndyrnave.

Ekipi, nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, thotë se gjetjet shtojnë prova të mëtejshme pse mungesa e gjumit është e dëmshme.

Ndër të tjera, gjetjet sugjerojnë se mjekët duhet të edukojnë pacientët e tyre për formimin e zakoneve të duhura të gjumit.

Fondacioni Kombëtar i Gjumit rekomandon që të rriturit të bëjnë midis shtatë dhe nëntë orë gjumë çdo natë. /Lajmi.net/