Mungesa e barnave, SHSKUK hap tender mbi 100 mijë euro

Mungesa e barnave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të jetë një shqetësim i përsëritur për pacientët dhe familjarët e tyre. Në shumë raste, pacientët kanë raportuar se, kur barnat nuk gjenden në spital, detyrohen t’i sigurojnë vetë dhe t’i blejnë në barnatore. Në një kohë kur këto shqetësime vazhdojnë, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i…

Lajme

03/09/2026 13:44

Mungesa e barnave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të jetë një shqetësim i përsëritur për pacientët dhe familjarët e tyre. Në shumë raste, pacientët kanë raportuar se, kur barnat nuk gjenden në spital, detyrohen t’i sigurojnë vetë dhe t’i blejnë në barnatore.

Në një kohë kur këto shqetësime vazhdojnë, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka hapur një procedurë të re prokurimi për furnizim me barna  nga lista esenciale, për nevojat e institucioneve shëndetësore.

Sipas dokumentit të prokurimit, vlera e parashikuar e kontratës është 100 mijë e 548.44 euro, raporton Indeksonline.

Në mesin e produkteve të kërkuara janë Barium Sulfat, Diazepam Injeksion 5mg, diazepam tableta 10 mg, Aminoacids, tretësirë për infuzion 500 mL, Glyceril-trinitrate sprej 400 mcg dhe Ptamol tableta.

Njoftimi për kontratë është publikuar më 3 shtator 2026, ndërsa operatorët ekonomikë kanë afat deri më 14 shtator 2026, në ora 13:00, për dorëzimin e ofertave.