Mundohen ta kritikojnë Almedën por ja si ia kthen ajo
Almeda Abazi, aktorja shqiptare që jeton në Turqi sot ka marrë vëmendjen e shqiptarëve.
ShowBiz
Kjo se, shumë njerëz janë bërë sy e vesh për të parë nëse ajo do t’i urojë festat e nëntorit, tani që po jeton në vendlindjen e bashkëshortit të saj, shkruan lajmi.net
E nuk kanë munguar as mesazhet që ia ‘përkujtonin’ asaj që duhet uruar kjo festë!
Almeda në Instastory ka hedhur një fotografi e shkëputur nga një bisedë e bërë në Instagram, kur dikush i tha se tani a po i feston vetëm festat turke, e i ka harruar ato shqiptare.
“Ka edhe kshtu” e ka ironizuar Almeda këtë bisedë.
Si do që të jetë, përmes një fotoje të hedhur në Instagram, Almeda e uroi 28 nëntorin./Lajmi.net/

