Hetues të Krimeve të Rënda mbërrijnë në Policinë e Skënderajt për intervistimin e Sami Lushtakut
Në stacionin e Policisë së Kosovës në Skenderaj pritet të intervistohet edhe kreu i kësaj komune, Sami Lushtaku. Kjo pas incidentit të ndodhur dje në një prej kafiterive të qytetit, ku është përfshirë edhe kreu i Degës së VV-së, Hysni Mehani. Siç raportojnë mediat lokale nga vendi i ngjarjes, në stacionin e Policisë kanë arritur…
Lajme
Në stacionin e Policisë së Kosovës në Skenderaj pritet të intervistohet edhe kreu i kësaj komune, Sami Lushtaku.
Kjo pas incidentit të ndodhur dje në një prej kafiterive të qytetit, ku është përfshirë edhe kreu i Degës së VV-së, Hysni Mehani.
Siç raportojnë mediat lokale nga vendi i ngjarjes, në stacionin e Policisë kanë arritur para pak çastesh hetuesit e krimeve të rënda për ta intervistuar Sami Lushtakun./Lajmi.net/