Muhaxheri mbështet vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së që deklaruan se nuk votojnë për Bekim Sejdiu për President

Kryetari i Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka pershendetur qëndrimin e deputetëve nga dega e Pejës që janë Hykmete Bajrami, Kujtim Shala dhe Arben Gashi që deklaruan votë kundër Bekim Sejdiut për President. Muhaxheri tha se ata sot morën vendimin e duhur për Kosovën dhe LDK-në. “Mbështes fuqishëm qëndrimin e deputetëve të LDK-së…

Lajme

01/09/2026 20:10

Kryetari i Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka pershendetur qëndrimin e deputetëve nga dega e Pejës që janë Hykmete Bajrami, Kujtim Shala dhe Arben Gashi që deklaruan votë kundër Bekim Sejdiut për President.

Muhaxheri tha se ata sot morën vendimin e duhur për Kosovën dhe LDK-në.

“Mbështes fuqishëm qëndrimin e deputetëve të LDK-së nga dega e Pejës. Sot morën vendimin e duhur për Kosovën dhe për LDK-në. Bindja, besimi dhe vlerat e LDK-së janë ato që duhet të mbizotërojnë gjithmonë”, ka thënë ai.