Muharremi: Mbi 300 mijë njerëz lëshuar fshatrat e Kosovës, shifra mund të jetë edhe më e madhe se kaq
Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi ka bërë një krahasim nga regjistrimi i vitit 2011 dhe atij të vitit të kaluar. Sipas Muharremit janë pothuajse 300 mijë persona që janë larguar nga fshatrat e Kosovës. Madje sipas tij, ky numër mund të jetë edhe më madh, nëse integrohet edhe shtimi natyror i popullsisë. “Nga regjistrimi i…
Lajme
Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi ka bërë një krahasim nga regjistrimi i vitit 2011 dhe atij të vitit të kaluar.
Sipas Muharremit janë pothuajse 300 mijë persona që janë larguar nga fshatrat e Kosovës.
Madje sipas tij, ky numër mund të jetë edhe më madh, nëse integrohet edhe shtimi natyror i popullsisë.
“Nga regjistrimi i vitit 2011 deri në vitin 2024 kemi -288,300 persona më pak që nuk jetojnë më në zonat rurale. Gjatë regjistrimit 2011 kemi pasur 1,078,239 persona në zonat rurale, ndërsa në vitin 2024 janë regjistruar vetëm 789,939”.
Kjo sipas Muharremit, tregon për një largim nga fshati prej gati 300,000 personave për 13 vite (-288,300 persona).
“Kjo llogari nuk e merr parasysh edhe shtimin natyror të popullatës. Prej vitit 2011 deri në vitin 2024 Kosova ka pasur një shtim natyror prej rreth 250,000 persona. Gjithashtu shtimi natyror është më shumë se përgjysmuar prej nga rreth 27,000 në vit (2011) në rreth 12,000 mesatarisht në vitet 2023/2024”.
Muharremi vlerëson se ky numër mund të jetë edhe më i madh, nëse merret parasysh edhe numri i lindjeve.
“Nëse integrohet edhe shtimi natyror në llogari, largimet nga zonat rurale apo fshatërat mund të jenë rreth/mbi 400,000 persona nga 2011 në 2024. Disa kanë lëvizur në qytet apo zonat urbane por shumica kualitative kanë emigruar jashtë vendit”.