Muharremi: Asnjëherë më shtrenjtë, çmimet në Kosovë arrijnë kulmin e dy dekadave
Opinionisti Shenoll Muharremi vlerësoi se asnjëherë në dy dekada çmimet nuk kanë qenë më të larta se sot. Ai përmes një shkrimi në Facebook shtoi se edhe gjatë krizës së vitit 2022/2023, kur inflacioni mesatar në disa muaj preku 14%, niveli i përgjithshëm i çmimeve nuk arriti këtë pikë. “Sipas të dhënave të fundit nga…

Lajme
Opinionisti Shenoll Muharremi vlerësoi se asnjëherë në dy dekada çmimet nuk kanë qenë më të larta se sot.
Ai përmes një shkrimi në Facebook shtoi se edhe gjatë krizës së vitit 2022/2023, kur inflacioni mesatar në disa muaj preku 14%, niveli i përgjithshëm i çmimeve nuk arriti këtë pikë.
“Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimet mesatare të produkteve gjatë dy muajve të fundit kanë arritur nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit. Sot kam shikuar matjet nga maj 2002 e deri në prill 2025, bazuar në indeksin me vit referencë 2015=100.
Kjo është vetëm mesatare e indeksit sepse disa produkte specifike kanë kaluar rritjen prej 70% e 100% vetëm në katër vitet e fundit”, shkroi Muharremi.