Muharrem Sahiti shpjegon ndryshimet në formacion, pak minuta para fillimit të ndeshjes

Muharrem Sahiti ka thënë disa fjalë para fillimit të ndeshjes Kosovë – Slloveni.

Sport

11/10/2020 20:33

Ndihmës trajneri i kombëtares së Kosovës ka thënë se disa lëvizje janë bërë duke menduar për të ardhmen.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për mungesën e Florian Loshaj si startues, por edhe për mungesën e Lirim  Kastratit.

Kemi mendu më të mirën me këta lojtarë, për atë nuk shkuam me shumë ndryshime. Kemi parë të arsyeshme të punojmë më shumë në aspektin mental pas asaj ndeshje, pasi ishte rezultat i papranueshëm. Kemi menduar ta kthejmë besimin. Nuk kishte nevojë për më shumë ndryshime pasi kundërshtari është i fortë.

Kololli sulmues?

Tash nuk mund  të futemi në PSE nuk startoi ai apo ky. Menduam më të mirën. Uroj që Kololli të shenojë si kundër Moldavisë. Vlerësimi juaj është se nuk bëri shumë, por për ne bëri shumë sepse shënoi gol. Kur një sulmues shënon gol kjo është pozitive. Prandaj, këto rokada janë për të ardhmen, ngase ajo ëndrra jonë përfundoi dhe mendojmë për kualifikimet për kampionatin botëror që fillojnë në mars, prandaj këto pesë lojë të mbetura do të bëjmë gjithçka që t’iu kthejmë besimin lojtarëve.

A ishte kjo mundësi për të parë Loshaj?

Po tash nuk e di se si është opinioni juaj dhe pyetja si pyetje nuk më pëlqen. Ka pas rast (Kastrati). Ne vlerësojmë momentin se kush kur duhet startuar. Preferoj të merremi me lojën dhe të mos mendojmë pse nuk startoi ai apo ky. Mund t’i bëni keto pyetje por për ne fokusi është diku tjetër. Edhe ai do të ketë minutazh, vetëm duhet ditur momentin kur dhe kundër kujt. Nuk ka të privilegjuar”, ka thënë Sahiti për ‘SuperSport’.

Ndeshja Kosovë – Slloveni fillon në ora 20:45. /Lajmi.net/