Muharrem Ahmeti në gjendje të rëndë shëndetësore
Këngëtari Muharrem Ahmeti është në gjendje të rëndë shëndetësore.
ShowBiz
Violinisti Kristian Xhaferaj, përmes një postimi në Facebook, ka folur për gjendjen shëndetësore të mikut dhe kolegut të tij, Muharrem Ahmeti, shkruan lajmi.net.
Ai ka reaguar pas lajmeve të rreme se Ahmeti ka ndërruar jetë, por thotë se këngëtari është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Pershendetje te gjithve Shok koleg te vllait ton Muharrem ahmeti esht e pamundur ti pergjigjem cdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata
vertet ka kaluar nje gjendje te rend Shendetsore por esht GJaLL i lutem te gjithve Atyre shok qe postojn (Fake info) gjera jo te verteta ti fshin Sepse nuk jan te verteta
Vllai jon ka nevoj per lutjet tona qe gjendja e tij te behet me mir Me respekt kristi ??❤️”, ka shkruar Xhaferaj.
Për ndryshe, një projekt i suksesshëm i Muharrem Ahmetit së fundi ishte bashkëpunimi me Enca Haxhinë me titull “Hajde”. /Lajmi.net/