Muhamet Preniqi shpall kandidaturën për Asamblenë Komunale në Obiliq – garon me nr. 20 në listën e LDK-së
Me një mesazh të qartë për përgjegjësi, transparencë dhe zhvillim, Muhamet Preniqi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale të Obiliqit, si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku garon me numrin 20. Në një komunikim drejtuar qytetarëve të komunës, Preniqi ka theksuar se vendimi për të hyrë në garë është…

Lajme
Me një mesazh të qartë për përgjegjësi, transparencë dhe zhvillim, Muhamet Preniqi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale të Obiliqit, si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku garon me numrin 20.
Në një komunikim drejtuar qytetarëve të komunës, Preniqi ka theksuar se vendimi për të hyrë në garë është rezultat i përkushtimit personal për të qenë në shërbim të komunitetit dhe për të kontribuar në një të ardhme më të mirë për Obiliqin, raporton lajmi.net
“Ky hap vjen nga dëshira ime e sinqertë për t’i shërbyer qytetarëve tanë, për të kontribuar në zhvillimin e komunës dhe për ta bërë Obiliqin një vend më të mirë për të jetuar,” ka deklaruar ai.
Preniqi ka prezantuar një platformë të strukturuar me pesë prioritete kryesore:
✅ Përfaqësim i denjë i qytetarëve dhe dëgjimi i zërit të tyre.
✅ Zhvillimi i projekteve që përmirësojnë infrastrukturën dhe jetën e përditshme.
✅ Mbështetje për të rinjtë, arsimin dhe krijimin e mundësive të reja.
✅ Kujdes i veçantë për mjedisin dhe shëndetin publik.
✅ Transparencë dhe llogaridhënie në çdo vendim komunal.
Duke theksuar rëndësinë e një qeverisjeje lokale të ndershme dhe të hapur ndaj qytetarëve, ai është zotuar se do të punojë me përkushtim për një komunë më të drejtë dhe më të zhvilluar.
“Jam i bindur se me bashkëpunim, përkushtim dhe vizion të qartë, ne mund të ndërtojmë një komunë më të drejtë dhe më të zhvilluar,” ka thënë Preniqi./Lajmi.net/