Muhamet Kukaj nuk mungon në mbështetje të Çlirimtarëve në Prishtinë as pas operacionit të rëndë në zemër
Pavarësisht një ndërhyrjeje të rëndë mjekësore pas një sulmi në zemër, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Kukaj, nuk ka munguar në protestat në Prishtinë për të mbështetur çlirimtarët e Kosovës. Kukaj, i cili disa ditë më parë kaloi me sukses një operacion të rëndësishëm pas një ataku në zemër, ka treguar një forcë…
Lajme
Pavarësisht një ndërhyrjeje të rëndë mjekësore pas një sulmi në zemër, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Kukaj, nuk ka munguar në protestat në Prishtinë për të mbështetur çlirimtarët e Kosovës.
Kukaj, i cili disa ditë më parë kaloi me sukses një operacion të rëndësishëm pas një ataku në zemër, ka treguar një forcë të jashtëzakonshme dhe angazhim të palëkundur për kauzën e tij, duke marrë pjesë aktive në protesta.

Kukaj ka qenë i prekur nga një sulm në zemër për tre ditë rresht, përpara se të shkonte në spital për trajtim. Ai kishte njoftuar se gjatë ndërhyrjes mjekësore, i janë vendosur gjithsej 7 stenta për të stabilizuar gjendjen e tij shëndetësore./Lajmi.net/