MSH paralajmëron qytetarët: Gripi në Kosovë sivjet po shfaqet shumë më agresiv

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar kosovarët për seriozitetin e gripit sivjet në vend.

Lajme

15/01/2022 12:11

MSH ka thënë se gripi sivjet në Kosovë po shfaqet shumë më agresiv se një vitë më parë, shkruan lajmi.net.

Ministria ka rikujtuar se qytetarët e moshës mbi gjashtë muaj kanë të drejtë të vaksinohen.

“Përmes vaksinimit mund të parandalohen infeksionet, format e rënda të sëmundjes, shtrirjet në spital dhe vdekjet”, ka thënë MSH.

Njoftimi i plotë nga MSH:

Gripi është sëmundje serioze që prek të gjitha moshat. Mund të parandalohet përmes vaksinës, që është mbrojtja më e mirë.

OBSh ka tërhequr vëmendjen për një sezon agresiv të gripit. Kosova, gjithashtu, ka regjistruar raste të gripit, që në këtë sezon po shfaqet shumë më agresiv se një vit më parë.

Të gjithë qytetarët e moshës mbi 6 muaj kanë të drejtë të vaksinohen.

Përmes vaksinimit mund të parandalohen infeksionet, format e rënda të sëmundjes, shtrirjet në spital dhe vdekjet.

Sezoni i gripit zgjat deri në maj, prandaj qytetarëve u rekomandohet që të vaksinohen.

Vaksinimi bëhet në çdo komunë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Vaksinohu kundër Gripit sezonal!

Vaksinohu kundër COVID-19!

Mbroje veten dhe familjen!. /Lajmi.net/