MPJ e Rusisë: Të mos ketë presione kohore për të ashtuquajturën marrëveshje Kosovë – Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka folur për dialogun Kosovë - Serbi dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Lajme

26/02/2021 23:11

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e ka emëruar “të ashtuquajtur” marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se procesi nuk bën të përshpejtohet, përcjell lajmi.net.

Sipas MPJ-së ruse, duhet të hartohet një plan i zbatueshëm që është i pranueshëm edhe nga publiku.

“Ne e konsiderojmë çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajturën normalizim përfundimar midis #Beogradit dhe #Prishtinës dhe vendosjen e një afati kohor arbitrar për arritjen e kësaj si shkatërruese. Është më e rëndësishme të koordiohet një plan i zbatueshëm që gjithashtu do të pranohet nga publiku”, thuhet nga MPJ e Rusisë.


Ndërsa në anën tjetër, Zakharova ka thënë se vendet perëndimore nuk po reagojnë ndaj siç pretendojnë ata, retorikës radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pas fitorës së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne jemi të brengosur për retorikën gjithnjë e më radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ne nuk shohim ndonjë reagim të mbështetësve perëndimorë të shqiptarëve të Kosovës ndaj këtyre provokimeve”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse. /Lajmi.net/