Pacolli mbështet krijimin e Gardës për mbrojtjen e natyrës: Kosova ka nevojë urgjente për pastërti dhe ruajtje të mjedisit
Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka përkrahur vendimin e qeverisë për themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, duke thënë se, Kosova ka shumë nevojë për mbrojtjen e natyrës. Pacolli ka thënë edhe se, vendit i duhet më shumë pastërti, si dhe, ruajtje e maleve dhe vegjetacionit. Postimi: Një nga vendimet më të nevojshme dhe më të…
Lajme
Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka përkrahur vendimin e qeverisë për themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, duke thënë se, Kosova ka shumë nevojë për mbrojtjen e natyrës.
Pacolli ka thënë edhe se, vendit i duhet më shumë pastërti, si dhe, ruajtje e maleve dhe vegjetacionit.
Postimi:
Një nga vendimet më të nevojshme dhe më të mira që ka marrë Qeveria Kurti është themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, si një aleancë me qytetarët për mbrojtjen e mjedisit tonë.
Kosova ka shumë nevojë për mbrojtjen e natyrës, për më shumë pastërti, për pastrimin e lumenjve, si dhe për ruajtjen e maleve dhe vegjetacionit.
Ne jemi vërtet të denjë vetëm atëherë kur sillemi me dinjitet edhe ndaj natyrës, këtij thesari që na e ka dhuruar Perëndia. Prandaj, duhet ta mirëpresim dhe ta mbështesim këtë nismë!/Lajmi.net/