Moyes beson në titull
Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është i lumtur pas kualifikimit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra e tij përmbysi disavantazhin prej dy golash duke mposhtur Olympiakosin 3:0 në ndeshjen e kthimit në Old Trafford, falë het-trikut nga sulmuesi holandez, Robin van Persie. Dhe, Moyes nuk sheh asnjë arsye pse skuadra e tij…

Sport
Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është i lumtur pas kualifikimit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e tij përmbysi disavantazhin prej dy golash duke mposhtur Olympiakosin 3:0 në ndeshjen e kthimit në Old Trafford, falë het-trikut nga sulmuesi holandez, Robin van Persie.
Dhe, Moyes nuk sheh asnjë arsye pse skuadra e tij të mos luftojë seriozisht për trofeun kontinental. “Pse jo? Nëse luajmë në kapacitetin tonë, mendoj se mund të rivalizojmë çdo skuadër”, deklaroi ai pas ndeshjes.
Moyes rezervoi lëvdata të veçanta për Van Persien. “Vetëm disa futbollistë të caktuar në botë janë në gjendje të shënojnë het-trik në Ligën e Kampionëve. Ai është një prej tyre”.
“Mendoj se ishte një paraqitje e mrekullueshme nga skuadra. Secili kreu detyrën dhe luftoi maksimalisht”.