Mourinho tregon se ku gaboi Juventus

17:58 | 19 Prill 2019

Portugezi Jose Mourinho ka dhënë mendimin e tij rreth eliminimit të Juventus nga Liga e Kampionëve.

Ish trajneri i Manchester United ka treguar se ku sipas mendimit të tij ishte pika e dobët e Juves në përballjen me Ajax Amsterdam.

Përgatitja fizike ishte ajo që i mungonte kësaj skuadre, duke iu dhënë atyre lojën që nuk donin ta kishin.

“Unë i kisha dhënë atyre (Ajax) lojën që ata nuk e duan. Tifozët ankoheshin për formacionin startues që kishte shumë gjatësi, por kjo nuk iu pëlqente as Ajaxit” ka thënë Mourinho për ‘RT Sport’, transmeton lajmi.net.

“Ata kishin probleme me Marouane Fellaini, rreth fizikut të tij, por nuk mund të mateshin me të. Nëse luan kundër Ajax në mënyrën që ata duan të luash, ti rrezikon, sepse ata janë më të mirë se ti” ka thënë tutje trajneri portugez.

“Nëse Liverpool apo Barcelona janë në finale, ata mund të luajnë lojën e tyre sepse kanë kualitetin e duhur, por kur nuk ka kualitet, duhet të shohësh tek pikat strategjike dhe t’iu japësh atyre atë që nuk duan” ka thënë ndër të tjerash Jose.

Pra, sipas Mourinho, Massimiliano Allegri do të duhej të kishte më shumë forcë fizike në formacionin startues. /Lajmi.net/