Mourinho tallet me Klopp e Pochettino: Çfarë kanë fituar ata?

Jose Mourinho tashmë i papunë, po luan rolin e analistit në shumë televizioni britaneze.

Sport

15/05/2019 13:09

Trajneri portugez ka gjetur kohë të tallet me dyshen finaliste të Ligës së Kampionëve, Jurgen Klopp dhe Mauricio Pochettino.

Mourinho ka tallur trajnerin e ‘Gjelave’ për shkak të mungesës së trofeve, pavarësisht se tha që është admirues i madh i tij, përcjell lajmi.net.

“Ata kanë ekipin, lojtarët, strukturat, dhe janë trajnerë të mirë”, tha Mourinho për Pochettinon dhe Kloppin në një intervistë me L’Equipe. “Çfarë kam pasur kaq të veçantë sezoneve tjera për të fituar finalen e Europa Ligës që nuk kam sot?’’

‘’Ai e ka fituar atë, cilin trofe? E admiroj punën e Mauricios dhe Jurgen, të dy meritojnë të jenë të suksesshëm me diçka të madhe, dhe nuk ka asgjë më të madhe se të fitosh këtë kupë, por një nga të dy do të humbasë’’.

‘’ Jurgen do të jetë në finalen e tij të tretë; Nuk mund ta imagjinoj ndjenjën se si do ishte që ai të ketë luajtur tri finale dhe të mos fitojë asnjë’’, potencoi Mourinho. /Lajmi.net/