Mourinho: Ronaldo duhet të largohet dhe të më lërë të qetë në Itali

Bashkëpunim i shkëlqyer për disa vite dhe një lidhje interesante. Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho mbesin dy portugezët më të famshëm në futboll.

Sport

13/06/2021 15:59

CR7 është ndoshta lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, derisa “Special One” vlerësohet si ndër trajnerët më të mirë në botë, përcjellë lajmi.net.

Raporti mes dyshes ka pasur ngritje dhe zbritje ndër vite, por koha e tyre mes viteve 2010 – 2013, ishte për t’u respektuar.

Pas një kohë të vështirë, Mourinho vendosi të provojë vetën sërish në Itali, duke nënshkruar kontratë më Romën.

Derisa, Ronaldo është në Juventus, ku ka edhe një vit kontratë pavarësisht spekulimeve se do largohet në verë.

Sidoqoftë, tekniku portugez shpreson që Ronaldo të largohet nga Italia, derisa mendon se Kombëtarja e Portugalisë do këtë probleme kur lojtari do largohet.

“Në skuadrën e Portugalisë problemi do rritet kur Cristiano të largohet. Tani, ai është lider, njeri kryesor, ai që ka vëmendjen e të gjithëve”.

“Diferenca në status është e madhe dhe mendoj se nuk ka futbollist në skuadër që do donte të ishte në situatë tjetër. Ata ndjehen të mbrojtur nga Cristiano dhe kjo është mirë për skuadrën”.

“Ronaldo duhet të largohet nga Italia. Të gjithë përfshirë vetën time thonë se ai nuk është më 25 vjeçar. Ai është 36. Ai nuk shënon 50 gola, por sa? 35. Është e pabesueshme, numrat flasin vetë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, PSG shihet si destinacioni kryesor për Ronaldon./Lajmi.net/