Mourinho: Reali im i dha fund dominimit të Barcelonës

Jose Mourinho beson se Real Madrid ishte skuadra më e mirë në Evropë në 2011-12, përkundër dështimit në Ligën e Kampionëve.

Sport

02/05/2020 08:18

Nën drejtimin e Mourinho, Real Madrid i dha fund dominimit të Barcelonës në La Liga që fitonte tre tituj më radhë, duke vendosur rekord për golat e shënuar (121) dhe për pikët e arritura (100) në vetëm një sezon.

Barcelona atë sezon përfundoi nëntë pikë larg Realit të Jose Mourinhos.

“Atë sezon, Real Madrid ishte skuadra më e mirë në Spanjë dhe në Evropë gjithashtu”, ka deklaruar Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Kjo ishte arsyeja pse ishte e vështirë të pajtoheshim me eliminimin nga Bayern Munich nga Liga e Kampionëve”.

Por, për dhënin fund të dominimit të Barcelonës, Mourinho thotë: “Dhënia fund e dominimit të Barcelonës dhe bërja e saj duke arritur me një rekord pikësh dhe golash e bën atë edhe më interesante sepse ne e bëmë atë në mënyrën më të mirë”.

“Jo vetëm që e fituam La Ligan, por ne e bëmë duke bërë histori”./Lajmi.net/