Mourinho reagon pasi Tottenham zëvendësoi Conten me Nunon: Humbën një trajner të mirë
Trajneri i Romës, Jose Mourinho insiston se Tottenham humbi një trajner shumë të mirë pas shkarkimit të Nuno Espirito Santo.
Sport
Tottenham shkarkoi teknikun portugez pas humbjes 3 – 0 ndaj Manchester United, ndërsa 24 orë më vonë, punësuan Antonio Conten, transmeton lajmi.net.
Mourinho që ishte në krye të Spurs për 14 muaj thotë se Tottenham humbi një trajner të mirë.
“Mendoj që Conte është trajner i mirë, por Nuno është trajner shumë i mirë. Bëri punë fantastike te Wolves për 4-5 vite, jo në një vit ose për disa muaj”.
“Tottenham ka një trajner të mirë tani, por atë e kishin edhe me Nunon. Jemi këtu për të fituar trofe, trofe të mëdhenj ose të vogël”.
“Provojmë të fitojmë çdo ndeshje, të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje dhe të ndërtojmë brenda sezonit ose sezonin tjetër”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Conte do marrë drejtimin e parë me Tottenham ndaj Vitesse Arnhem në Ligën e Konferencës./Lajmi.net/