Mourinho propozon time-out

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka propozuar implementimin e pushimit të shkurtër në ndeshjet e ligave, njësoj si në Kampionatin botëror. Ai mendon se kjo do të përmirësonte kualitetin e lojës.

Sport

25/08/2014 19:31

Kampionati botëror në Brazil konsiderohet si një prej më të mirëve i të gjitha kohërave, por edhe si gara që solli risi në fushë.

Përveç sprejit të përdorur nga gjyqtarët për të ruajtur distancën e duhur nga topi deri tek muri gjatë ndërprerjeve, në Brazil pamë edhe time-out, një pushim i shkurtër që i mundësoi ekipeve të freskohen në rastet kur temperaturat ishin të larta dhe pengonin futbollistët që të luajnë në ritmin e rëndomtë.

Spreji ka filluar të aplikohet në shumicën e ligave të mëdha evropiane, përfshirë Premierligën. Por, menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho mendon se liga duhet të aplikojë edhe time-outin.

“Futbolli është shumë i ngadalshëm për të modifikuar rregulla të reja, sa vite kemi pritur për të pasur teknologjinë në vijën e portës? Shpresoj që të jem ende në futboll kur do të aplikohet pushimi i shkurtër, sepse do të mundësonte përmirësimin e kualitetit të lojës”, u shpreh Mourinho.