Mourinho ‘peshkon’ sërish të Real Madridi, Tottenhami e do gjatë janarit yllin madrilen

Tottenhami është i interesuar për mbrojtësin e Real Madridit, Eder Militao.

Sport

10/01/2021 22:18

Trajneri Jose Mourinho dëshiron të përforcojë ‘zemrën’ e mbrojtjes dhe e sheh brazilianin si lojtari adekuat, përcjellë lajmi.net.

Militao këtë edicion ka bërë vetëm tri paraqitje, edhe pse javët e para të sezonit i humbi shkaku i lëndimeve dhe pastaj rezultoi pozitiv me COVID-19.

Real Madridi transferoi Militaon nga Porto për 45 milionë euro, por mbrojtësi dështoi të gjejë vetën me Zidanen që para tij i sheh tre qendërmbrojtësit, pra Sergio Ramosin, Raphael Varanen dhe Nachon.

Kurse, Mourinho ka bërë kërkesë të Spurs që të provojnë transferimin e Militaos qysh në janar, që të përforcohet edhe më shumë mbrojtja

Sipas AS, Reali nuk është i hapur për shitjen gjatë janarit, por nëse paguhen 45 milionë euro atëherë do jap dritën e gjelbër për këtë largim./Lajmi.net/