Mourinho nuk pret përforcime
Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho ka theksuar se është i kënaqur me ekipin e tij aktual dhe nuk pret përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit. Edhe pse mund të jetë ende herët se çka mund të ndodhë prej tani e deri pas Vitit të Ri, në aspektin e formës, lëndimeve dhe suspendimeve, por Mourinho ka…
Sport
Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho ka theksuar se është i kënaqur me ekipin e tij aktual dhe nuk pret përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Edhe pse mund të jetë ende herët se çka mund të ndodhë prej tani e deri pas Vitit të Ri, në aspektin e formës, lëndimeve dhe suspendimeve, por Mourinho ka insistuar se është i kënaqur me futbollistët që ka aktualisht në dispozicion dhe nuk pret ardhje të reja gjatë janarit.
“Ekipi im është shumë i mirë me opsione për çdo pozitë dhe balancë të mirë mes futbollistëve me përvojë dhe djelmoshave të rinj”, deklaroi Mourinho për London 24.
“Do të jem i lumtur nëse në janar nuk ndodh asgjë tek ne. Kam biseduar me grupin dhe u kam thënë se uroj që të gjithë në janar të jenë të lumtur dhe askush të mos kërkojë të largohet. Kjo është ajo që dua për janar dhe do të ishte situatë ideale për ne”, përfundoi ai.