Mourinho negocion kontratën e re me Romën

Jose Mourinho jo vetëm që është gati të qëndrojë te Roma, por edhe të zgjasë kontratën e tij deri në qershor 2026, sipas raportimeve të fundit në Itali. Trajneri kishte ngritur vazhdimisht dyshime për të ardhmen e tij, duke këmbëngulur se klubi duhej t’i jepte atij më shumë burime për të punuar, edhe pse qëndronte brenda…

Sport

08/06/2023 15:02

Jose Mourinho jo vetëm që është gati të qëndrojë te Roma, por edhe të zgjasë kontratën e tij deri në qershor 2026, sipas raportimeve të fundit në Itali.

Trajneri kishte ngritur vazhdimisht dyshime për të ardhmen e tij, duke këmbëngulur se klubi duhej t’i jepte atij më shumë burime për të punuar, edhe pse qëndronte brenda parametrave të Fair Play-t Financiar.

Situata ndryshoi pas një takimi me pronarët e klubit, familjen Friedkin, por edhe faktin që Paris Saint-Germain u tërhoq nga bisedimet me ‘Special One’, pasi hierarkia e Katarit nuk e konsideroi atë të përshtatshëm për skuadrën e Ligue 1.

Sidoqoftë, ‘Corriere dello Sport’ pretendon se tani ka negociata që jo vetëm të mbetet për vitin e tretë dhe të fundit të kontratës së tij, por edhe për ta zgjatur atë deri në vitin 2026.

Mourinho fitoi Ligën e Konferencës në sezonin e tij të parë, më pas arriti në finalen e Ligës së Evropës, duke humbur në penallti nga Sevilla./Lajmi.net/