Mourinho, kampion absolut

Jose Mourinho është kundërpërgjigjur pas akuzave se skuadrat e tij janë defanzive, dhe theksoi se ka “vend në histori” falë rekordeve që ka arritur. Menaxheri i Chelseas shpeshherë është kritikuar për taktikat e tij, por portugezi insiston se rekordet flasin për të. “Ekipet e mija janë ekipe të mëdha. Ekipet e mija janë ato me…

Sport

03/10/2013 13:40

Jose Mourinho është kundërpërgjigjur pas akuzave se skuadrat e tij janë defanzive, dhe theksoi se ka “vend në histori” falë rekordeve që ka arritur.

Menaxheri i Chelseas shpeshherë është kritikuar për taktikat e tij, por portugezi insiston se rekordet flasin për të. “Ekipet e mija janë ekipe të mëdha. Ekipet e mija janë ato me të gjitha rekordet e golave. Jam kampion i ligës së rekordeve. Ky është vendi im në histori”, deklaroi Mourinho.

Special One siguroi tituj të njëpasnjëshëm në Premierligë me Chelsean më 2005 dhe 2006 kurse e fitoi kurorën më 2005 me rekord 95 pikë. “Kush është trajneri i ekipit më të mirë të Real Madrid në histori? Ai jam unë”.

“100 pikë, 121 gola, kampion kundër Barcelonës më të mirë që ka qenë ndonjëherë. Unë jam ai. Real Madrid ishte ekip defanziv? Ne shënuam 121 gola dhe fituam 100 pikë. Chelsea? Fituam Premierligën me rekord të pikëve. Nganjëherë një gënjeshtër që përsëritet nga shumë idiotë i bën njerëzit të mendojnë se është e vërtetë. A janë ekipet e mija sulmuese? Ato janë të ndërtuara për të fituar. Ju duhet të jeni dominues për të fituar”, përfundoi ai.

Mourinho u rikthye në Chelsea gjatë verës pas largimit nga Real Madrid.