Mourinho: Jam i zemëruar, erdhëm për fitore
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka mbetur i zemëruar pas barazimit me Newcastle Unitedin.
Sport
Spurs ishin duke fituar me rezultat 1 – 2, por disa minuta para përfundimit, Joelinton barazoi shifrat, përcjellë lajmi.net.
Tekniku portugez ka mbetur i zemëruar dhe tha që në këtë ndeshje kërkuan vetëm fitore.
“Jam i zemëruar. Duhet ta fitonim ndeshjen dhe erdhëm për fitore. Ne gjithmonë i japim shansin Newcastle që të jenë në lojë”.
“Patëm rastin ta bëjmë 3 – 1 dhe pastaj pranuam në minutën tjetër”, tha ai.
Tottenham momentalisht renditët në pozitën e pestë me 49 pikë, dy më pak se Chelsea që renditët në të katërtën./Lajmi.net/