Mourinho: Dias është mbrojtësi më i mirë në botë

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka deklaruar se mbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Dias është qendërmbrojtësi më i mirë në botë.

Sport

06/06/2021 18:33

Portugezi sezonin e parë te City e mbylli në mënyrë spektakolare duke fituar çmimin e Futbollistit të Vitit dhe lojtarit më të mirë të vitit në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Mourinho duke diskutuar për shpresat e Portugalisë në “Euro 2020”, ka lavdëruar lartë Diasin.

“Ruben Dias është qendërmbrojtësi më i mirë në botë tani. Me kalimin në Premierligë te City është duke mësuar një tjetër nivel të dijës”.

“Është qendërmbrojtës fantastik. Dhe pranë tij Pepe, një 38-vjeçarë me shumë eksperiencë. Kjo mund ta forcojë Portugalinë ngase kanë shumë lojtarë të talentuar në sulm”, deklaroi ai.

Portugalia zhvillojë miqësore ndaj Spanjës, që përfundoi me rezultat të barabartë 0 – 0./Lajmi.net/