‘Moura do të bëhet si Messi dhe Ronaldo’

Agjenti i Lucas Mouras, ka thënë se klienti i tij shumë shpejtë do të arrijë nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Sport

26/12/2014 11:50

Lucas Moura shumë shpejtë do të arrijë nivelin e dy lojtarëve më të mirë të botës, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, gjithashtu sipas fjalëve të thëna nga agjenti i tij.

“Për momentin, Lucas është duke shkuar në formën më të mirë me skuadrën e tij, PSG”, tha agjenti i ti për L’Equipe.

“Ai luan në secilin takim, ai shënon, ai fiton penalltitë….Ai shpejtë do të jetë duke garuar me Neymarin, Ibrahimovicin, Messin dhe Ronaldo. Ai luan futboll për një gjë të tillë”, përfundoi agjenti i Mouras.