Moti sot kryesisht i vranët dhe me reshje të përziera dimërore

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të përziera dimërore (shi i ngrirë, shqotë dhe borë). Reshjet pritet të jenë kryesisht në formë shiu, sidomos gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje pritet e gjitha të shndërrohet gradualisht në borë. Po ashtu, gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, reshjet pritet…

Lajme

10/01/2026 08:20

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të përziera dimërore (shi i ngrirë, shqotë dhe borë).

Reshjet pritet të jenë kryesisht në formë shiu, sidomos gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje pritet e gjitha të shndërrohet gradualisht në borë.

Po ashtu, gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, reshjet pritet të shoqërohen me disa shkarkesa rrufesh, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, njofton MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5°C.