Moti për të premten: Diell dhe temperatura deri në 35 gradë Celsius

Të premten, vendi do të mbizotërohet nga moti kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta priten vetëm në zonat malore. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë mes 31 dhe 35 gradë Celsius, duke sjellë një ditë tipike vere me nxehtësi të…

Lajme

14/08/2025 23:33

Të premten, vendi do të mbizotërohet nga moti kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta priten vetëm në zonat malore.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë mes 31 dhe 35 gradë Celsius, duke sjellë një ditë tipike vere me nxehtësi të lartë, transmeton lajmi.net

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, duke sjellë pak freski në orët e pasdites./lajmi.net/