Moti për të mërkurën

E mërkura do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në të gjithë Kosovën. Gjatë pjesës së parë të ditës priten reshje shiu, të ndërprera herë pas here nga intervale të shkurtra me diell, ndërsa ndryshimi më i theksuar i motit parashihet në orët e pasdites. Me afrimin e mbrëmjes, në vend do të depërtojë një…

Lajme

06/01/2026 23:52

E mërkura do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në të gjithë Kosovën. Gjatë pjesës së parë të ditës priten reshje shiu, të ndërprera herë pas here nga intervale të shkurtra me diell, ndërsa ndryshimi më i theksuar i motit parashihet në orët e pasdites.

Me afrimin e mbrëmjes, në vend do të depërtojë një front i ftohtë, i cili në disa zona mund të sjellë reshje shiu të akullt, duke rritur rrezikun për rrëshqitje në rrugë dhe vështirësi në trafik. Më vonë, reshjet pritet të shndërrohen në borë, veçanërisht në orët e mbrëmjes, transmeton lajmi.net.

Temperaturat do të pësojnë luhatje gjatë ditës, duke u lëvizur nga rreth 6 gradë Celsius në orët e hershme të mëngjesit deri në 9 gradë Celsius gjatë pasdites./lajmi.net/