Moti për dy ditët e ardhshme me shi e diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.
Lajme
Sipas IHK-së, të premten do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa të shtunën parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s./Lajmi.net/