Moti për ditën e nesërme

Mot kryesisht me diell parashihet të dielen, me një rritje të temperaturave deri në 18C e 20C. Pasdite pjesëve veriore mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut pritet të përfshinë vendin më shumë ditën e hënë. Të martën në mes vransirash të ndryshueshme, priten mundësi për ndonjë rigë shiu. Më shumë diell…

Lajme

17/05/2025 22:55

Mot kryesisht me diell parashihet të dielen, me një rritje të temperaturave deri në 18C e 20C.

Pasdite pjesëve veriore mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut pritet të përfshinë vendin më shumë ditën e hënë.

Të martën në mes vransirash të ndryshueshme, priten mundësi për ndonjë rigë shiu.

Më shumë diell të mërkurën, megjithëse shtohen vransira të larta, e krejt më vonë në mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu zonave malore.