Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat edhe do të kushtëzojnë riga dhe ndonjë rrebesh lokal shiu kryesisht në veriperëndim të Kosovës dhe pjesërisht edhe në perëndim të vendit. Ndonjë rigë shiu mund të ketë edhe në viset tjera. Erërat do të…
Lajme
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat edhe do të kushtëzojnë riga dhe ndonjë rrebesh lokal shiu kryesisht në veriperëndim të Kosovës dhe pjesërisht edhe në perëndim të vendit.
Ndonjë rigë shiu mund të ketë edhe në viset tjera. Erërat do të jenë mesatare e ndoshta paksa të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi.
Temperaturat pritet të lëvizin maksimalet afërsisht nga 8 deri në 11 gradë Celsius.
Në Shqipëri pritet të shtohen vranësirat dhe herë pas here priten riga shiu. Nganjëherë sidomos orëve të pasdites ose mbrëmjes mund të ketë edhe reshje të formë të rrebesheve me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Reshje dhe rrebeshe shiu nesër priten edhe në Mal të Zi, kurse në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës priten vranësira e intervale kohore me diell, me mundësi për ndonjë rigë të izoluar shiu.
Ditëve të ardhshme të javës pritet mot paksa më i ngrohtë dhe me më shumë intervale kohore me diell, megjithatë në disa zona herë pas here do të ketë kushte për ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu. Përkeqësim substancial të motit pritet të kemi në fundjavë me reshje shiu e pastaj edhe bore./MeteoBallkan