Mot me diell dhe vranësira gjatë kësaj jave
Java e dytë e shtatorit do të jetë me mot më të qëndrueshëm, me diell e vranësira. Temperaturat gjatë kësaj jave do të luhaten përreth vlerave mesatare.

Lajme
Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite do të ketë edhe zhvillime të vranësirave të pakta lokale, thuhet sipas njoftimit.
Temperaturat sot do të sillen nga 10 deri në 24 gradë celsius.
Indeksi i cilësisë së ajrit gjatë kësaj jave mbetet në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe të mira. Vetëm orëve të pasdites, nën kushte të motit të kthjellët, vende-vende mund të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor që shtynë indeksin të kalojë në vlera mesatare.