Mosaplikimi i prokurimit të centralizuar djeg miliona euro në vit

Me afrimin e sezonit dimëror kanë filluar edhe përgatitjet e institucioneve për furnizim me goma për automjetet në pronësi publike. Por, çmimi i furnizimit me goma dallon nga njëri institucion në tjetrin.

Lajme

09/11/2014 09:18

Kjo pasi që secili autoritet kontraktues për dëshirën e vet zhvillon procedurat e prokurimit për furnizim me goma edhe pse Ligji i Prokurimit Publik (LPP) u mundëson atyre që për shërbime të përbashkëta mund të furnizohen me çmime të njëjta, përmes prokurimit të centralizuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP). Mosaplikimi i prokurimit të centralizuar buxhetit të shtetit i shkakton dëme afër 1 milion euro vetëm nga furnizimi me goma.

Kjo shifër është nxjerrë nga Agjencia e Prokurimit Publik në listën e produkteve të përbashkëta, listë kjo që i është dërguar Ministrisë së Financave për miratim, por që ka mbetur në sirtarët e kësaj ministrie. Sipas kësaj liste, institucionet e vendit shpenzojnë afër 5 milionë euro për furnizim me goma në çdo tre vjet. (Tribuna)