Mos i prej mëngët

Mathieu Flamini e ka të ndaluar që tani e tutje t’i pres mëngët e fanellës së tij pasi shkeli traditën e klubit për ndeshjen e dytë të njëpasnjëshme. Futbollistët e Arsenalit janë të obliguar të mbajnë të njëjtën uniformë si kapiteni, por Flamini e shkeli rregullën duke i prefero mëngët deri në bërryl për duelin…

Sport

27/11/2013 10:54

Mathieu Flamini e ka të ndaluar që tani e tutje t’i pres mëngët e fanellës së tij pasi shkeli traditën e klubit për ndeshjen e dytë të njëpasnjëshme.

Futbollistët e Arsenalit janë të obliguar të mbajnë të njëjtën uniformë si kapiteni, por Flamini e shkeli rregullën duke i prefero mëngët deri në bërryl për duelin kundër Olympique Marseilles në Ligën e Kampionëve të martën.

Flamini e kishte bërë këtë edhe në duelin e kaluar, në humbjen nga Manchester United në Premierligë. Vendimi i tij zgjoi reagime të ashpra mes stafit përgjegjës për fanellat e Arsenalit.

Por, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka insistuar se Flamini nuk do të lejohet që sërish ta shkelë traditën e klubit.

“Nuk më pëlqeu, nuk do të ndodh më”, deklaroi ai. Megjithatë, pas ndeshjes, Flamini ka theksuar se do të vazhdojë të luajë me mëngë të shkurtra.

“Në 10 vitet e deritashme të paraqitjeve në nivelin më të lartë, gjithmonë kam luajtur me mëngë të shkurtra. Kjo është ajo që më pëlqen”, deklaroi ai.

Edhe sulmuesi Olivier Giroud luajti me mëngë të shkurta por në rastin e tij ai e ngriti ato larg në vend se t’i priste si Flamini.