“Mos i lëvizni veturat pa njoftuar Policinë e Sllovenisë” – MPJD del me apel për qytetarët
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni ka pranuar disa thirrje nga shtetas të Kosovës menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Slloveni–Kosovë, të cilët kanë raportuar se u mungojnë targat e veturave. Sipas raportimeve të deritanishme, dyshohet se disa automjeteve u janë hequr targat…
Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni ka pranuar disa thirrje nga shtetas të Kosovës menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Slloveni–Kosovë, të cilët kanë raportuar se u mungojnë targat e veturave.
Sipas raportimeve të deritanishme, dyshohet se disa automjeteve u janë hequr targat gjatë kohës sa kanë qenë të parkuara, transmeton lajmi.net.
Ambasada është tashmë në kontakt të vazhdueshëm me disa nga qytetarët e prekur dhe i ka këshilluar ata që të mos i lëvizin veturat pa njoftuar paraprakisht Policinë e Sllovenisë dhe pa marrë një raport zyrtar.
MPJD bën të ditur se Ambasada po bashkëpunon ngushtë me autoritetet sllovene dhe po koordinon veprimet për trajtimin e rasteve. Institucioni shton se mbetet në komunikim të vazhdueshëm si me qytetarët e prekur, ashtu edhe me Policinë e Sllovenisë, për çdo zhvillim të ri lidhur me situatën.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për publikun
Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni njofton se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Slloveni–Kosovë, ka pranuar disa thirrje telefonike nga shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët kanë raportuar mungesën e targave të veturave të tyre.
Bazuar në raportimet e deritanishme, dyshohet se disa veturave u janë hequr targat. Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me disa prej shtetasve të prekur dhe u ka rekomanduar atyre që të mos i lëvizin veturat pa njoftuar paraprakisht Policinë e Sllovenisë dhe pa marrë një raport zyrtar.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni po merret me rastin dhe po bashkërendon veprimet me autoritetet përkatëse.
Ne mbetemi në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë dhe me Policinë e Sllovenisë për çdo zhvillim të ri./lajmi.net/