Morena tregon cilin profesion do ta ushtronte nëse nuk do të ishte këngëtare

Morena Taraku ka folur lidhur me angazhimin e saj në muzikë.

ShowBiz

09/06/2020 23:43

Morena Taraku është një nga personazhet më të njohura të showbiz-it shqiptar. Disa ditë më parë, e pyetur nga ndjekësit, ajo tregoi se nëse do mund të kthehej koha pas, nuk do bëhej kurrë e famshme. “S’do bëhesha kurrë person publik, sepse njerëzit flasin shumë e kurrë nuk mund të dinë të vërtetën”, shkruajti këngëtarja në një postim në Instastory.

Së fundmi, Morena në një intervistë për “Story.al” ka treguar se nëse nuk do ishte bërë këngëtare, do kishte ndjekur fushën e mjekësisë. “Mua më pëlqen shumë farmacia. Gjithçka në lidhje me mjekësinë më pëlqen. Në zemrën time unë kam shumë humanitet dhe ndihem mirë kur ndihmoj dikë, pa marrë parasysh çka”, u shpreh ajo.

https://www.instagram.com/p/B3b60pklElQ/