Morena e ka seriozisht, me hapin që mori mund ta shohim në serialet turke
Morena Taraku tash e një kohë si shtëpi të dytë ka bërë Turqinë.
ShowBiz
Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare të shumtën e kohës është duke e kaluar në Turqi, shkruan lajmi net.
Projektin e fundit “Femnat” në bashkëpunim me DJ Dagz dhe DJ Pm ajo e realizoi atje ku më pas gjeti edhe dashurinë.
Së fundmi, ajo ka marrë edhe lejen e qëndrimit në Turqi ku bëhet e ditur në foton e publikuar nga dizajneri i saj, Uron Esati.
Këngëtarja 26 vjeçare ka paralajmëruar projektin e ri televiziv por që ende nuk kemi parë të reja nga ajo, mbase së shpejti do jetë në seriale turke.
Morena pas bashkëpunimit të fundit me DJ-të e njohur nuk ka lansuar ndonjë këngë të re. /Lajmi.net/