Morata mbetet në Juventus

Sulmuesi Alvaro Morata do të mbetet pjesë e Juventusit.

Sport

14/06/2021 11:29

Sipas ‘Todofichajes’, Juventusi ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për huazimin e Moratas edhe për një vit tjetër, transmeton lajmi.net.

Me të ardhmen e Cristiano Ronaldos të pasigurt, trajneri i “Bianconerëve”, Massimiliano Allegri ka kërkuar ta mbaj në ekip sulmuesin spanjoll.

Sipas marrëveshjes “Zonja e Vjetër” do të paguajë Atleticon 10 milionë për huazimin e Moratas, me të drejtë blerje vitin tjetër.

28- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 44 paraqitje me fanellën e Juventusit në të gjitha garat, duke realizuar 20 gola dhe 12 asistime. /Lajmi.net/